24 viktima dhe mbi 1 mijë raste me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule22:07 - 17 Mars, 2021

schedule 22:07 - 17 Mars, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë realizuar 4,094 teste prej të cilëve 1,293 raste kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Sipas autoriteteve 24 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 3,388 viktima.

Ndërsa ditën e sotme fatmirësisht 339 pacientë janë shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,015 që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!