24 orë nën rrënoja, rrëfimi për Abcnews.al: Nëna shqiptare e kishte mbuluar djalin me trupin e saj

schedule17:00 - 31 Tetor, 2020

schedule 17:00 - 31 Tetor, 2020

Një grua me origjinë shqiptare nga Kosova humbi jetën nga tërmeti tragjik në Izmir, ndërsa djali i saj është në gjendje të rëndë për jetën. Besmira Bylykbashi, që studion dhe jeton prej disa vitesh në Izmir rrëfeu për Abcnews.al se Nazmiye Doğrayan 62-vjeçe dhe djali i saj u gjetën pas 24 orëve nga kërkimet.

Lexo edhe: Shënohet viktima e parë shqiptare në Izmir, djali i saj rëndë në spital

Por vetëm djali kishte arritur të mbijetonte. “Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën” tha ajo për Abcnews.al./ db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!