230 ditë me simptoma Covid, 42 vjeçarja spanjolle: Çdo ditë jam keq

schedule11:54 - 1 Nëntor, 2020

schedule 11:54 - 1 Nëntor, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spanjë ku një e infektuar me Covid, prej 230 ditësh vijon të shfaqë dhe të ketë siptomat e Covid 19.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se një 42 vjeçare e identifikuar si Rosalía, për herë të parë ka shfaqur simptomat e sëmundjes në 13 mars të këtij viti.

Tashmë kanë kaluar më shumë se 200 ditë më pas, Rosalia i ka ende shqetësimet që sjell COVID-19.

Në një intervistë për agjencinë EFE, ajo thotë se ndihet si një grua 70-vjeçare.

“Marr çdo ditë ilaçe, nuk mund të punoj, vuaj nga pagjumësia dhe kam frikë për bashkëshortin dhe djalin e vogël që kujdesen për mua”.

Ajo shpreson që mjekët të arrijnë të gjejnë një ilaç për të mposhtur më në fund virusin.

“Kam provuar trajtime të ndryshme, por asgjë deri tani nuk ka funksionuar. Çdo ditë jam keq, kam 230 ditë radhazi që jam keq, asnjë ditë e mirë”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!