23-vjeçarja nga Fieri i akuzoi për përdhunim, lihet në burg i dashuri i saj! Lirohet shoku

schedule10:17 - 15 Maj, 2020

schedule 10:17 - 15 Maj, 2020

Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në burg Musa Gudon të dashurin e 23-vjeçares që dy ditë më parë paraqiti një denoncim se ai e kishte përdhunuar bashkë me shokun e tij Orges Aliçani.

Gazetarja Valdona Davidhi raporton se palët kanë paraqitur dëshmi kontradiktore para trupit gjykues. 26-vjeçari Gudo është shprehur vajza është e dashura e tij, ndërsa kjo e fundit është shprehur se ishin shokë dhe se ai e ka përdhunuar kur i ka shkuar për vizitë në banesë.

Gudo ka deklaruar se kishte shkuar atje për t’i dhënë celularin për të cilin e kishte porositur 23-vjeçarja, dhe kjo ishte edhe arsyeja pse i ka ka kërkuar paratë./abcnews.al

LEXO EDHE: Trondit e reja në Fier: Më kërkuan para, pastaj i dashuri dhe shoku i tij më përdhunuan

 

Ajo ka refuzuar, çka ka bërë që ata ta përdhunojnë me forcë, tregon vajza. Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza  thotë se i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur.

Pas mbledhjes së provave, të mërkurën policia bëri të mundur arrestimin e dy djemve, një 25 dhe 26 vjeç. Një prej tyre ka qenë i dënuar më parë kundërshtim dhe goditje të prokurorit./abcnews.al