Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në burg Musa Gudon të dashurin e 23-vjeçares që dy ditë më parë paraqiti një denoncim se ai e kishte përdhunuar bashkë me shokun e tij Orges Aliçani.
Gazetarja Valdona Davidhi raporton se palët kanë paraqitur dëshmi kontradiktore para trupit gjykues. 26-vjeçari Gudo është shprehur vajza është e dashura e tij, ndërsa kjo e fundit është shprehur se ishin shokë dhe se ai e ka përdhunuar kur i ka shkuar për vizitë në banesë.
Gudo ka deklaruar se kishte shkuar atje për t’i dhënë celularin për të cilin e kishte porositur 23-vjeçarja, dhe kjo ishte edhe arsyeja pse i ka ka kërkuar paratë./abcnews.al
LEXO EDHE: Trondit e reja në Fier: Më kërkuan para, pastaj i dashuri dhe shoku i tij më përdhunuan
Ajo ka refuzuar, çka ka bërë që ata ta përdhunojnë me forcë, tregon vajza. Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza thotë se i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur.
Pas mbledhjes së provave, të mërkurën policia bëri të mundur arrestimin e dy djemve, një 25 dhe 26 vjeç. Një prej tyre ka qenë i dënuar më parë kundërshtim dhe goditje të prokurorit./abcnews.al