Një 23-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka tentuar të vrasë një person dhe të plagosë katër të tjerë me thikë pak ditë më parë në Varazhdin të Kroacisë.
Ngjarja ka ndodhur më 28 prill, në orën 03:00, kur maqedonasi e ka goditur dy herë me thikë bashkëmoshatarin e tij në mes të rrugës, duke e lënduar në stomak ku dhe i shkaktuar lëndime të brendshme.
“Gjithashtu ai ka plagosur me thikë edhe katër persona të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë prokuroria vendore.
Të riut i është caktuar masa e paraburgimit dhe do të gjykohet për dy vepra, për të cilat rrezikon deri në pesë vite burgim./ expres/