23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Basha: Ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve

schedule10:23 - 12 Shtator, 2021

schedule 10:23 - 12 Shtator, 2021

Përfaqësues të Partisë Demokratike këtë të dielë kanë zhvilluar homazhe në Memorialin e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari.

Kryedemokrati Lulzim Basha në mesazhin e tij shkruan se vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Basha thekson se Hajdari do të mbahet mend si lideri dhe njeriu që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci.

Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besnik Çera.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.

Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë.

I paharruar kujtimi i tij!”, shkruan Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!