Marigona Selimi është një nga make-up artistet më të njohura të momentit. Ajo po bën xhiron e rrjetit me pikturat që realizon me gura në fytyrë.
22-vjeçarja që jeton në Angli, është bërë edhe më e njohur pasi pikturon flamuj të ndryshëm nga e gjithë bota.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tha se i duhen shumë orë kohë dhe produkte të ndryshme.
Sa i përket, flamurit të Serbisë, 22-vjeçarja u shpreh se nuk do ta pikturonte kurrë në fytyrën e saj.
“Prej kur kam qenë e vogël kam pas qejf të merrem me make up, por kam 2 -3 vite që merrem pak më seriozisht. Kam bërë shumë flamuj si ai shqiptar dhe të Kosovës.
Unë përdor disa produkte të ndryshme, jo vetëm make up, se më duket më interesante.
Flamuri i Shqipërisë më është dashur 3-4 orë, ndërsa bashkë me të Kosovës 8 orë. Ndërsa, flamurin e Serbisë nuk do e kisha bërë, do kisha thënë jo”, tregoi Marigona.