22 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule17:32 - 3 Nëntor, 2022

schedule 17:32 - 3 Nëntor, 2022

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 408 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                22

Të shëruar në 24 orë             12

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     408

Testime totale                   1,998,655

Raste pozitive                      331,869

Raste të shëruara                  328,065

Raste Aktive                             211

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    140

Vlorë                         20

Gjirokastër                15

Durrës                     10

Fier                           8

Berat                           6

Elbasan                   4

Shkodër                 3

Korçë                       2

Lezhë                       1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!