Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debatoi për shkak të detyrës ditë më parë…/ Punonjësi i policisë në Kukës konfliktohet me disa persona

schedule20:37 - 6 Maj, 2025

schedule 20:37 - 6 Maj, 2025

Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës.

Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe të personave të tjerë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.



Ndërkohë shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e personit të identifikuar nga ana e Policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!