LONDËR – Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me thikë në Londër. Viktima është identifikuar si Renato Geci, ndërsa për krimin e rëndë në pranga kanë rënë një 31-vjeçar si dhe një vajzë e re, kjo e fundit akuzohet se ndihmoi autorin e krimit.
Së fundmi në rrjetet sociale, ka qenë vëllai i viktimës, Ritvan Geci, i cili ka bërë një dedikim prekës.
“Me hidhërim të thellë ju lajmëroj se ka ndërruar jetë vëllai im Renato Geci. Qofsh banor i Xhenetit Vlla. ( ne do të qëndrojmë të fortë për ty se ashtu ke dashtë gjithmonë të na shohësh ). Gjithmonë do ti shtrëngoj fort në zemrën teme kujtimet e tua, e do të të thërras, o Neni Vogël !!” shkruan Ritvan Geci.
Lexo edhe:Vritet shqiptari në Angli, fqinjët: Dëgjuam të bërtitura, u tronditëm
Në vendin e ngjarjes, përpos Gecit që ndërroi jetë u gjet i plagosur edhe një tjetër person, i cili u transportua në spital. Ngjarja ndodhi të hënën, ndërsa arrestimet u bënë sot nga policia. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet.
“Dëgjuam të bërtitura. E gjitha është shumë tronditëse. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur” tha njëri nga fqinjët. E.L/ abcnews.al/
Me hidherim te thelle ju lajmeroj se ka nderruar jete vellai im Renato Geci. Qofsh banor i Xhenetit Vlla. ( ne do te…
Posted by Ritvan Geci on Wednesday, March 24, 2021