Shifra të larta të infektuarish me koronavirus janë shënuar këtë të hënë në Serbi.
Gjatë 24 orëve të fundit nga statistikat e autoriteteve mjekësore janë konfirmuar 2 813 raste të reja dhe kanë humbur jetën 21 persona.
Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se të sëmurë aktivë në spitale janë 3 963 pacientë mes të cilëve 161 të intubuar.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 87,381 raste të reja, mes të cilëve kanë humbur jetën 1030 pacientë. e.su./abcnews.al