21 viktima dhe 459 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule18:07 - 5 Shtator, 2021

schedule 18:07 - 5 Shtator, 2021

Është rritur numri i viktimave nga Covid në Maqedoninë e Veriut.

Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 5 416 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 459 raste të reja dhe kanë humbur jetën 21 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 368 pacientë duke e çuar në 158 809 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë konfirmuar me Covid 180 045 raste të reja mes të cilëve kanë humbur jetën 6 065 qytetarë. /abcnews.al