Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

21 milion euro për një 21-vjeçar, Juventusi lëviz në merkato

schedule18:21 - 26 Gusht, 2020

schedule 18:21 - 26 Gusht, 2020

Andrea Pirlo mori drejtimin e Juventusit duke zëvendësuar të shkarkuarin Maurizio Sarri dhe ish-mesfushori i njohur italian, ka nisur punën për të përforcuar skuadrën.

Po flitet shumë se Juventus do t’i prishë punë Arsenalit dhe do të sigurojë firmën me mesfushorin e Atletico Madrid, Tomas Partey, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, duan edhe një tjetër mesfushor.

Bëhet fjalë për amerikanin e Schalke, Wenston McKennie. 21 vjeçari pritet t’i bashkohet Juventusit fillimisht në huazim, për 3 milion euro, ndërsa në fund të sezonit, Juventus do të paguajë edhe 18 milion euro për të siguruar përfundimisht kartonin e tij.

Një blerje shumë e zgjuar, pasi McKennie ka bërë ndeshje jashtëzakonisht të mira në një skuadër që ka vuajtur shumë këtë sezon në Bundesliga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!