Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“21 janari”/ Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale

schedule23:37 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 23:37 - 18 Dhjetor, 2025

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin në dijeni për vrasjen që u kryen më 21 janar 2011.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se shkaktari për protestën ishte Meta.

“Ministri i Brendshëm e dinte, zv.kryeministri e dinte, Berisha e dinte. Ishin përgatirur për të kryer vrasjet. Jemi në momentin kur këta po përpiqeshin për imazhin e tyre, të hiqnin llojin e turpit që kishin si hajdut. Vrasjet iu faturuan Berishës, kryeministër ishte Berisha. Pas 21 janarit, Berisha i doli për zot vrasjeve. Berisha u vetëfajësua, kur dihet që shkaktari i asaj proteste ishte Meta. Këta janë të gjithë organizatë kriminale për 21 janarin. Mendoj se SPAK duhet ta shohë kështu tani 21 janarin. Duhet të marrë të pandehur edhe zotin Meta.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!