Ish-komandanti i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi tha sonte në “Opinion” se në 21 Janar dritarja që i përket tavolinës së punës së kryeministrit u qëllua me plumb blindëshpues.
Jeni akuzuar për vrasjen e një personi, keni qëlluar?
Unë kam qëlluar në ajër, jo në drejtim. Xhupi i demonstruesit përcakton pozicionin që isha unë, por ai është zhdukur. Në 21 Janar u hap zjarr nga maja e Piramidës. Kemi pasur goditje të dritares së kryeministrit.
Me se?
Dritaret e kryeministri janë disa, jo një, dhe është shumë vështirë të përcaktohet dritarja që i përket tavolinës së punës, por realisht u godit dritarja që i përkon tavolinës së punës.
Depërtimi deri në thellësi, pasi dritarja është e blinduar tregon… Të gjitha dritaret e zyrës së kryeministrit ishin të blinduara, tani janë të gjitha. Kjo lloj goditje dyshohet se u qëllua me plumb blindshpues.
Nga, përballë?
Po patjetër përballë.
Pse u ndryshua tyta e pistoletës suaj?
Për këtë është akuzuar shoferi im. Iu bë presion nga prokuroria, u kërcënua, që të thoshte atë që nuk ishte e vërtetë.
Çfarë përgjegjësie ndjeni?
Unë si komandat i gardës në 21 janar pas 5 orë sulme të dhunshme që ishin në rrezik për jetën, në zbatim të ligjit kanë mbrojtur institucionet demokratike, kanë anashkaluar pasojat që mund të vinin, e njëjta masë është marrë edhe për kryetarin e opozitës dhe pas përfundimit të demonstratës kryetarit të opozitës i janë trefishuar masat e opozitës.
E keni pranuar fajësinë?
Unë si ushtarak pranoj sikur pranoj të zbatohej ligjet e këtij vendi, edhe vendimet e këtij vendi, unë pranoj se nëse ligji është i tillë unë zbatoj ligjin.