Analisti Frrok Çupi thotë se Lulzim Basha është pjesë e krimit, lidhur me 4 vrasjet e 21 janarit 2011.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Sali Berisha është fajtori kryesor për këtë vrasje.
“Besoj se është hapur dera kryesore e drejtësisë. Populli shqiptar, shpresa e tij, merr drejtimin e duhur. Lulzim Basha është pjesë e këtij krimi shumë të madh. Vriten nga qeveria 4 protestues, plagosen deri në kufijtë e vdekes, mbi 130 të tjerë. Thyhet drejtësia, prishen provat dhe vrasësit marrin përpjetë në ofiqet zyrtare. Veprimi i sotëm i Sali Berishës dëshmon se është fajtori kryesor. Berisha e ka marrë vesh, sepse informacioni i SPAK rrjedh. Ai e ka marrë vesh pardje se do të hapet çështja. Jam i sigurt se Basha dhe Berisha, edhe ia kanë frikën njëri tjetrit, por edhe nuk ia kanë. Berisha ia ka frikën më shumë Bashës, të dy janëbashkëpunëtorë në krim. Berisha më ka dëshmuar në vitin 2017, se e ka frikë Bashën.”, theksoi ai./abcnews.al

