21 Janari/ Berisha i quajti të falsifikuara provat e reja, Gjikondi: Intimidon gjyqtarë e prokurorë

schedule12:42 - 24 Janar, 2023

schedule 12:42 - 24 Janar, 2023

Në lidhje me deklaratën e Sali Berishës ditën e djeshme, ku shpreh se provat e reja për 21 janarin janë të falsifikuara nga Ardi Veliu,  juristja  Brizida Gjikondi u shpreh se ish-kryeministri është një nga ata që është sjellë si gjyqtar, prokuror, ekzekutor dhe fshirës provash.

Më pas ajo shtoi se Berisha ka më shumë informacion se sa është shpërndarë në media dhe e di se cili vend aleat i Shqipërisë e ka dërguar atë provë.

Gjikondi tha se SHBA ose Anglia janë shtetet që po mbështesin vendin tonë për këtë ngjarje.

Pjesë nga biseda në studio:

Pse gjithë kjo zvarritje dhe vetëm 2 të dënuar?

Unë dhe ata nuk i quaj të dënuar, njëri 1, tjeri 3 vjet, nuk i quaj dënim.

Rasti i 21 janarit është një bashkësi e të gjithë elementëve që kapin shtetin, krimin dhe drejtësinë shqiptare.

Kjo ka qenë arsye pse nuk pasur gjykim dhe ndëshkim. Berisha është mburrur me atë vrasje, mjafton që SPAK të merrte deklaratat e Berishës.

Meta i quajti kokë palare të vrarët dhe e shkeli akoma më shumë kodin e etik.

21 janari skaner i imoralitetit  të politikës shqiptare.

Berisha i ka quajtur të falsifikuara provat e reja. Duhet të besojmë te drejtësia e re?

Berisha është një nga ata që është gjyqtar, prokuror, ekzekutor, fshirës provash, asnjë në botë nuk e bën këtë.

Me këtë guxim tremb gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo është provë e SPAK tanimë.

Berisha ka një informacion më të gjerë se sa hidhet nga tregu mediatik. Berisha e ka një ide se nga ka ardhur kjo provë, që mund të jetë një vend që e ka shpallur “non grata”.

Ndoshta sot, pas një dekadë ka ardhur koha që krim të hetohet. r.t/abcnews.al

Deklaratat e Berishës shërbejnë si intimidim, Dumani e njeh këtë cështje, mendoni se do ta cojë deri në fund?

Unë e di që dje në darkë është depozituar kallëzimi pranë SPAK. Zoti Dumani pavarësisht se ka e hetuar si cështje është në provë direkt tani.

E vendos Dumani kush do ta hetojë dosjen, mund ta marrë dhe vetë. Dita e sotme, pranimi i hetimit, kujt do ia ndaj, mendoj që do tani nëse do të marrë ritëm kjo dosje apo jo.

Pse nuk janë thirrur Berisha, Basha?

Tani po hetohen me emër dhe mbiemër, janë hetuar hallka e fundit e zinxhirit e atij krimi, që për mua quhet krim shtetëror.

Unë mendoj që ka qenë vullneti i ndërkombëtarëve që t’i japë prova të qarta dhe të pastra. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!