“Lufta në Ukrainë mbyllet deri në verë”/ I dërguari i Trump: Presidenti po përpiqet për zgjidhje të drejtë

schedule15:57 - 9 Janar, 2025

schedule 15:57 - 9 Janar, 2025

Keith Kellog, i zgjedhuri i Donald Trump në postin e të dërguarit të posaçëm për luftën Rusi Ukrainë deklaroi në një intervistë për Fox News se presidenti i zgjedhur Amerikan nuk synon të cenojë  apo të dëmtojë Ukrainën me qëllim që t’i japë diçka më shumë Rusisë për përfundimin e luftës në Europën lindore.

Kellog u shpreh se Trump e ka bërë të qartë se kjo luftë duhet të marr fund dhe ai do të bëjë gjithçka që është e mundur që diçka e tillë të realizohet.

“Unë mendoj që njerëzit duhet të kuptojnë se Trump nuk po përpiqet t’i japë diçka Putinit apo rusëve. Ai në fakt po përpiqet të shpëtojë Ukrainn dhe të shpëtojë sovranitetin e saj. Ai do të sigurohet që fundi I kësaj lufte të vijë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të dyja palët.

Trump gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar tha se ai do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orësh pasi të merrte detyrën e presidentit. Megjithatë republikani foli për një situate  më realiste në konferencën e të martës ku u shpreh se shpresonte që lufta të përfundojë ndoshta brenda 6 muajsh.

Në intervistën e tij për Fox News, i dërguari i Trump për luftën Rusi Ukrainë tha se nuk mund të vendoste një periudhë të saktë kohore megjithatë ai shtoi se ambicia e tij profesionale është që gjithçka të përfundojë brenda 100 ditësh.

Kellog nuk pranoi të zbulonte se çfarë diskutimesh ka pasur me Trump mbi fatin e Luftës Rusi Ukrainë ndërsa shtoi se presidenti i zgjedhur do të flasë vetë pas inaugurimit duke zbuluar kështu edhe planet e tij.

Kellog kritikoi Presidentin Joe Biden për mos komunikim me presidentin rus Vladimir Putin ndërsa la të nënkuptuar se në të ardhmen do të ketë bisedime mes presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!