Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

2065 hektarë tokë nën ujë, Bashkia e Shkodrës bën bilancin e situatës

schedule09:50 - 26 Janar, 2021

schedule 09:50 - 26 Janar, 2021

Situata në Shkodër ende nuk është e qëndrueshme. Reshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet në zona të ndryshme të vendit.

Sipas bilancit të bërë nga Bashkia e Shkodrës ditën e sotme është rritur sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura.

Raportohet se 2065 sipërfaqe toke ndodhen “nën pushtetin e ujit”.

Në fshatin Obot në të cili më herët u raportua për problematika për shkak të reshjeve të dendura, ende mund të kalohet vetëm me varkë lundruese dhe se kjo zonë është pa energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 26.01.2021

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 26.01.2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.59m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 22 cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.80 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 22 cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.
  • Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2065 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 508 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 1430 Ha
  3. Grurë 60 Ha
  4. Bimë Dekorative 37 Ha
  5. Pemtore 27 Ha
  6. Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
  2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
  3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  4. Fshati Obot është pa energji elektrike
  5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1150 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 870 Ha
  • Grurë 25 Ha
  • Pemtore 25 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 810 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 260 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 485 Ha
  • Grurë 35 Ha
  • Bimë dekorative 30 Ha

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

  • Tokë e pakultivuar 10 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha,

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  • Te pakultivuara 10 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 25 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

  • Tokë e pakultivuar 8 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha
  • Pemtore 2 Ha

-Kërkohet varkë ushtrie për të kaluar në rrugen e Obotit.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!