Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“2023 viti më nxehtë në histori”, OKB thirrje lidërve botërore të marrin masa

schedule12:03 - 30 Nëntor, 2023

schedule 12:03 - 30 Nëntor, 2023

Ky vit do të jetë viti më i nxehtë në historinë njerëzore, tha kreu i Kombeve të Bashkuara, në fillim të samitit të klimës COP28. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se të dhënat tregojnë se “ne po jetojmë në një kolaps të klimës”.

Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë dhe të përmbushë angazhimet e klimës, ai tha se rekordi duhet të zgjojë të gjithë liderët botërorë.

Komentet e tij erdhën pasi Organizata Botërore Meteorologjike raportoi se viti 2023 kishte thyer rekordin global të temperaturës. Ekziston frika se viti 2024 mund të jetë akoma më i ngrohtë për shkak të fenomenit  El Nino.



Guterres theksoi gjithashtu se nivelet e detit dhe temperaturat e sipërfaqes së detit kanë arritur nivele rekord dhe se nivelet e akullit të detit në Antarktidë kanë arritur një rekord të ulët.

“Ky vit ka parë komunitete anembanë botës që janë prekur nga zjarret, përmbytjet dhe temperaturat e larta. Ngrohja rekord globale duhet të zgjojë të gjithë liderët  botërorë.

Dhe kjo duhet t’i nxisë ata të marrin masa”, tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!