Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh mjaft optimist për zgjedhjet lokale të 14 majit.
I ftuar në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Meta tha se PL do të mbështesë të gjithë kandidatët e koalicionit opozitar, ndërsa theksoi se në 4 bashki do të jenë kandidatë nga Partia e Lirisë.
Ndërkohë Meta theksoi se 2023-i do të jetë viti i ndryshimit.
Pjesë nga biseda:
Balla: Si shkuan muajt e parë të lirisë politike?
Meta: Unë mendoj se kanë shkuar shumë normalisht edhe ishte një përgatitje pikërisht për vitin e ndryshimit.
Balla: Jeni i bindur, se shifrat flasin ndryshe?
Meta: Nuk habitem unë nga sondazhet dhe lajmet, e dimë si funksionon. Shifrat flasin qartë 80% e shqiptarëve jetojnë në nivelet e varfërisë. Asgjë nuk e shmang ndryshimin i cili do të vijë në 14 maj.
Balla: E di këtë. Është misioni i çdo opozitës. Ju dukeni që e keni marrë opozitën e mirëfilltë, por duket sikur partia tjetër nuk është gati për një gjë të tillë.
Meta: Nuk shoh luftë civile. Shoh një pengmarrje të vulës së PD nga shteti i kapur nga Rama.
Balla: Si do funksionojë koalicioni juaj?
Meta: Për ne të gjithë kandidatët e primareve janë kandidatët tanë. Natyrisht kemi 4 kandidatë që janë zgjedhur nga primaret.
Balla: Kush janë këta?
Meta: Kuçovë, Përrenjas, Memaliaj dhe Skrapar. Por ne i konsiderojmë të gjithë kandidatët tanë, dhe do i mbështesim të gjithë kandidatët.