Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

2021, viti i temperaturave të larta dhe motit ekstrem

schedule10:17 - 4 Nëntor, 2021

schedule 10:17 - 4 Nëntor, 2021

Temperaturat në Europë mund të arrijnë deri në 50 gradë Celcius çdo 3 vite nëse emetimet globale vazhdojnë të shënojnë rritje, sipas një analize të Met Office. Sipas Met Office, nëse bota nuk ndërmerr veprime të rëndësishme për ndryshimin e klimës, deri në vitin 2100 kontinenti duhet të përgatitet për valë të shumta nxehtësie çdo vit.

 

Në mars, Beijing përjetoi atë që u quajt “apokalips”. Australia u godit nga valë të shumta nxehtësie. Në qershor gjithashtu Kanadaja u prek nga valë të shumta nxehtësie, me temperatura që arrinin në 50 gradë.  Temperaturat madje shkaktuan edhe viktima.

Shkencëtarët fajësuan ndryshimet  klimatike. Në korrik, Gjermania u godit nga reshje të shumta, të cilat në disa zona vazhduan për 48 orë. Të paktën 200 persona humbën jetën.

Ndërkohë vendet po angazhohen për të vënë në kontroll ndryshimet klimatike.  Samiti global i klimës COP26 në Glasgow shihet si vendimtar nëse ndryshimi i klimës do të vihet nën kontroll. 200 vendeve janë zotuar se do të ulin emetimet dhe kjo mund të çojë në ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!