“200 vite më parë”, si dukej Mavraj kur shënonte golin e parë në Bundesliga

schedule23:56 - 7 Nëntor, 2020

schedule 23:56 - 7 Nëntor, 2020

Mërgim Mavraj i është gëzuar triumfit kundër Bochum ditën e sotme. Mbrojtësi, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te kombëtarja shqiptare, ishte në fushën e blertë me fanellën e Greuther Furth.

0-2 ishte rezultati përfundimtar dhe për Mavrajn ishte një fitore ndryshe, në një stadium ku dikur tifozët e kanë brohoritur. Mbrojtësi ka qenë pjesë e Bochum në të shkuarën.

 

Para ndeshjes ai ka postuar edhe një foto kur luante me fanellën e Bochum, madje nga një moment i veçantë. Rikthim pas në vitin 2008, në muajin maj, kur Mavraj shënonte golin e parë në Bundesliga.

Mbrojtësi i shënonte skuadrës së Hansa Rostock, por në fund Bochum mposhtej me rezultatin 1-2. Mavraj nuk i kursen as notat e humorit, teksa me shaka krahas fotos shkruan “200 vite më parë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!