200 milionë euro sponsorizim, Real Madrid nën “lupën” e hetuesve

schedule19:16 - 22 Shkurt, 2021

schedule 19:16 - 22 Shkurt, 2021

Para pak ditësh Real Madrid pranoi se ka mundur të sigurojë financa nga një kompani amerikane e quajtur “Providence”, por e gjithë kjo mund të rezultojë një mashtrim, apo më saktë skemë pastrimi parash.

Football Leaks raporton se klubi madrilen ka mundur të sigurojë 200 milionë euro nga kjo kompani, por skema e marrjes së tyre nuk është e qartë dhe mund të jetë e paligjshme.

Pagesa ka ardhur nga dy kompani të vendosura në Ishujt Kajman. Këto dy kompani kanë mundur të sigurojnë këtë fond të frikshëm nga një tjetër kompani në Luksemburg. E cila ka një kapital aksionar prej vetëm 20 mijë eurosh.

E gjithë kjo skemë e koklavitur ka ngjallur dyshime për autoritetet spanjolle dhe mësohet se ka nisur hetimi për të vërtetuar rregullsinë e kësaj marrëveshje sponsorizimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!