200 milion euro për të rinovuar, kjo është shuma që ofron Arabia Saudite për të organizuar sërish Superkupën e Italisë edhe për tre vite të tjera.
Aktualisht Lega Calcio përfiton 20 milion euro plus bonuse, kurse me marrëveshjen e re të propozuar kemi të bëjmë me shifra të rritura ndjeshëm.
Gjithsesi kjo rritje nuk është ofruar kot, pasi në Arabinë Saudite kërkojnë që të ndryshojë formula e Superkupës së Italisë.
Për kontratën e re kërkohej një “Final 4” në Superkupën e Italisë, ku të marrin pjesë edhe vendi i dytë në kampionat, ashtu edhe finalisti i Kupës. / abcnews.al