Manchester City nuk u dënua nga CAS me dy vite mungesë në kompeticionet europiane dhe pas këtij lajmi të shkëlqyer për klubin, Pep Guardiola ka nisur merkaton.
Strategu spanjoll do të ketë buxhet 200 milion euro dhe mediat britanike, më saktësisht The Guardian, ka zbuluar objektivin kryesor të Manchester Cityt.
David Alaba është dëshira kryesore e Pep Guardiolës, i cili ka punuar më parë me austriakun në Bavari me Bayern. Mendy nuk ka bindur në krahun e majtë dhe Guardiola kërkon me çdo kusht shërbimet e Alaba./abcnews.al
David Alaba is Pep Guardiola's main target as Man City will have £150m to spend on new players this summer, according to the Guardian ? pic.twitter.com/g1bb0EKnOi
— GOAL (@goal) July 13, 2020