20 vjetori i çlirimit të Kosovës, ish- presidenti Clinton mbërrin në Prishtinë

schedule13:10 - 11 Qershor, 2019

schedule 13:10 - 11 Qershor, 2019

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka mbërritur në Prishtinë ku do të marrë pjesë në ceremonitë festive që zhvillohen me rastin e 20 vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Në aeroportin “Adem Jashari” në kryeqytet, Clinton u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli si dhe nga ish-presidentja Atifete Jahjgaga.

Bashkë me ish presidentin amerikan që pati rol vendimtar në urdhrin për bombardimet e NATO-s dhe  çlirimin e Kosovës, ka mbërritur edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Medeleine Albright.

Klinton sot do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe më pas edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Nëersa nesër do të marrë pjesë në ceremonitë festive të ditës së çlirimit si dhe pritet t’i drejtohet me një fjalim popullit të Kosovës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!