20-vjeçarja ndërroi jetën pas lindjes, pezullohen nga detyra dy mjekët

schedule09:48 - 17 Korrik, 2021

schedule 09:48 - 17 Korrik, 2021

Dy mjekë të spitalit të Gjirokastrës, Dashamir Demiri gjinekolog dhe Kostandin Hido anestezist janë pezulluar nga detyra.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër vjen disa muaj pas vdekjes së 20-vjeçares, Klea Muxhaj, në maternitetin e Gjirokastrës pas lindjes.

Lexo edhe: Ndërron jetë pas lindjes 20-vjeçarja në maternitetin e Gjirokastrës! Shpëton foshnja

E reja iu nënshtrua operacionit, por pas lindjes së fëmijës shfaqi probleme shëndetësore dhe fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte.

Ngjarja ndodhi më 13 nëntor 2020 ku Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, humbi jetën pasi solli në jetë një fëmijë me operacion./abcnews.al/