Spitali Rajonal i Gjirokastrës reagon pas vdekjes së 20-vjeçares pak orë pas lindjes. Në njoftim thuhet se e reja ka shfaqur komplikime të rënda pas operacionit dhe megjithë përpjekjet e stafit nuk ka mundur të mbijetojë.
“Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.
Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët”, përfundon njoftimi./mv.abcnews.al

