Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

20-vjeçarja ndërroi jetë pas lindjes së foshnjes, prindërit: Mjekët nuk treguan kujdes

schedule09:51 - 13 Nëntor, 2020

schedule 09:51 - 13 Nëntor, 2020

Familjarët e Klea Muxhajt, 20-vjeçares që ndërroi jetë pas operacionit për lindjen e fëmijës kanë ngritur pretendimet se nuk është treguar kujdes me vajzën e tyre. Prindërit shprehen se e bija nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije për gazetarin Orgest Sako, se vajza ka shfaqur probleme me frymëmarrjen pas lindjes së foshnjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Klea Muxhaj ndërroi jetë pas operacionit ndërsa foshnja e saj mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ishte shtruar një ditë më parë dhe mjekët obstetër kanë rekomanduar që lindja e saj të bëhet me operacion./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!