Një 20-vjeçarë nga Afrika e Jugut ka lindur një vajzë që duket si e moshuar.
Nëna e re lindi vogëlushen me një gjendje të rrallë mjekësore progeria, e quajtur edhe sindroma Hutchinson-Gilford, e cila bën që fëmijët të duken më të vjetër.
“Na thanë se ishte me aftësi të kufizuara. Vura re gjatë lindjes së saj se kishte diçka të çuditshme me të. Ajo nuk qau dhe po merrte frymë përmes brinjëve të saj”, u shpreh gjyshja e saj.
Sipas The Sun, kjo sindromë është një gjendje gjenetike që prek fëmijët nën dy vjeç dhe shkakton plakje të parakohshme
Zakonisht simptomat nuk shfaqen kur lind fëmija por gjatë vitit të parë./abcnews.al