20-vjeçari sulmoi me thikë në mes të Londrës: Hartohen ligje emergjente kundër terrorizmit

schedule13:10 - 4 Shkurt, 2020

schedule 13:10 - 4 Shkurt, 2020

Një legjislaturë emergjente që ashpërson masat për personat që vuajnë dënim me burg të akuzuar për terrorizëm. Është ky reagimi i parë i qeverisë britanike ndaj sulmit të së dielës së kaluar në Londër kur një 20 vjeçar sulmoi me thikë dy persona para se të ekzekutohej nga agjentët e policisë në vendngjarje.

Ministri britanik i Drejtësisë, Robert Baklend u shpreh se do të miratohen norma të reja emergjentë për të garantuar që autorët e krimeve të terrorizmit të mos lihen të lirë pas kryerjes së gjysmës së dënimit, pa iu nënshtruar më parë kontrolleve apo verifikimeve.

Njësoj si Suddesh Amman, 20 vjeçari i vrarë të dielën, edhe Usman Khan, autor i një gjesti analog në muajin nëntor, ishte dënuar për terrorizëm dhe më pas ishte lënë i lirë: “një argument lehtësisht i instrumentializueshëm përballë opinionit publik.

Deklaratës së qeverisë do i pasojë një verifikim juridik meqënëse normat e reja mund të apelohen para një gjykate e cila do të vlerësojë aplikueshmërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!