Aritz Aduriz ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli. Legjenda e Athletic Bilbao, por dhe e La Liga-s, e nisi karrierën e tij që në sezonin 1999-2000, duke luajtur plot 20 vite si profesionist në elitën e futbollit spanjoll.
Në muajin shkurt, Aduriz mbushi plot 39 vjeç dhe pavarësisht moshës së tij, ende po tregonte një nivel të kënaqshëm me fanellën e Bilbaos. U priste një tërheqje e tij në fund të sezonit, por jo në këtë mënyrë.
Ndërprerja e futbollit për shkak të pandemisë së Koronavirusit, bëri që Aduriz të mos e mbyllë karrierën e tij siç duket, e cila duhet theksuar se ka qenë një karrierë e suksesshme. Plot 220 gola në rang klubesh, si dhe 2 gola në 13 ndeshje me kombëtaren e Spanjës. Një goleador i lindur, i cili e mbyll me futbollin…/abcnews.al
OFFICIAL: Athletic Club striker Aritz Aduriz has announced his retirement from professional football. pic.twitter.com/OHCM2lq5Q5
— Squawka News (@SquawkaNews) May 20, 2020