Në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 22 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 465 raste të reja. në raportin e fundit të Shëndetësisë bëhet me dije se nga 1.707 teste, janë regjistruar 465 raste të reja nga të cilat 92 janë riinfektime.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 1.880 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 20 viktima nga Covid, 6 persona të vdekur nga Shkupi (70, 71, 75, 80, 83 dhe 95), dy të vdekur nga Koçani (60 dhe 75), Negotina (78 dhe 88), Prilepi (72 dhe 77) dhe nga një i vdekur nga Velesi (78), Kërçovë (66), Kumanovë (83), Ohër (93), Sveti Nikollë (80), Strugë (80), Strumicë (76) dhe Shtip (68).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 287.481, mes të cilëve kanë fituar betejën 269.014 persona dhe kanë humbur jetën 8 768 qytetarë. /abcnews.al