20 momentet që shënuan 20 vjeçarin e pushtetit të presidentit Vladimir Putin

schedule19:10 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 19:10 - 31 Dhjetor, 2019

31 dhjetori 2019 shënon 20 vjetorin e mesazhit të famshëm të Vitit të Ri të Boris Jelcin gjatë së cilit presidenti i parë i Rusisë dha dorëheqjen duke i dorëzuar stafetën Vladimri Putin të cilin e emëroi kryeministër.

Janë po 20 momentet më kryesore të pushtetit të Putin duke filluar që nga lufta e dytë Çeçene.

  • Lufta e dytë Çeçene nisi në shtator të 1999-ës, paralelisht me ngritjen në pushtet të Putin. Operacionet kundër terrorizmit në Çeçeni u shpallën zyrtarisht të përfunduara në prill të 2009-ës.
  • Incidenti në nëndetësen Kërsk e cila u fundos në 12 gusht të vitit 2000 për shkak të një shpërthimi gjatë një stërvitjeje. Përpjekjet e shpëtimit ishin të kota pasi asnjë nga 118 anëtarët e ekuipazhit nuk mundi të shpëtonte. Kjo është tragjedia më e madhe në historinë e flotës nëndetëse ruse.
  • Në 21 mars 2001 nisën procedurat për të risjellë në armosferën tokësore stacionin orbital Mir, moduli i parë i të cilit ishte vendosur në orbitë në vitin 1986. Stacioni ra në ujërat e oqeanit paqësor. Degradimi, pajisje të vjetra dhe mungesa e fondeve për mirëmbajtjen ishin arsyet që detyruan qeverinë ruse që t’i jepte fund aventurës së MIR, paraardhëse e stacionit hapësinor ndërkombëtar.
  • Në 23 tetor 2002 një grup militantësh Çeçenë të armatosur u futën në teatrin Dubrovka, duke marrë peng më shumë se 900 persona. Pas tre ditësh, forcat special ruse hynë në teatër, por para kësaj në sallë u hodh një element kimik, i cili nuk u zbulua asnjëherë se cfarë ishte, duke vrarë 130 pengje dhe 40 anëtarë të komandos Çeçene. Të plagosurit ishin më shumë se 700.
  • Në 1 shtator 2004 një grup terroristësh, pjesa më e madhe Çeçenë, mori peng shkollën numër 1 në Beslan në Osetinë e Veriut, duke mbajtur peng për dy ditë 1200 persona: fëmijë, prindër dhe mësues. Në 3 shtator forcat speciale ruse ndërhynë në insitut dhe gjatë operacionit mbetën të vrarë më shumë se 300 persona, mes të cilëve 186 fëmijë. Të plagosurit ishin rreth 800. Ky është sulmi më i rëndë terrorist në historinë e Rusisë.
  • Në 7 tetor të 2006-ës Ana Politkovskaja, gazetare e periodikes Novaja Gazeta, e njohur për shkrimet e saj për atë që ndodhi në luftën e dytë Çeçene, u qëllua për vdekje teksa drejtohej për tek ashensori në pallatin ku banonte. Në 9 qershor të 2014-ës pesë çeçenë u shpallën fajtorë për ekzekutimin material të saj dhe dy prej tyre u dënuan me burgim të përjetshëm. Gjithësesi urdhëruesit e vrasjes nuk dihen ende.
  • Në gusht 2008, në atë kohë presidenti rus Dimitri Medvedev, shpalli fillimin e një operacioni paqeruajtës. Lufta mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në Osetinë Jugore zgjati pesë ditë. Sipas Tbilisit më shumë se 20 mijë gjeorgjianë u larguan nga rajoni si pasojë e konfliktit. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë sipas së cilës kërkohet mbrojtja e të drejtave të të gjithë refugjatëve si dhe pasardhësve të tyre dhe garantimi i rikthimit në tokat e tyre. Konflikti përfundoi me humbjen e ushtrisë gjeorgjiane.
  • Protestat massive në Rusi nisën pas zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit 2011, të cilat sipas opozitës u kryen në një klimë shkeljesh të dukshme. Një nga protestat më të mëdha ishte ajo e 6 majit 2012 në sheshin Bolotnaja, ku dhjetëra mijëra persona u mblodhën në një manifestim i cili përfundoi me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
  • Edicioni i 22 I Lojërave olimpike dimërore u zhvillua në Soçi, në jug të Rusisë. Rusia fitoi 29 medalej nga të cila 11 të arta, duke marrë në mënyrë absolute vendin e parë.
  • Konflikti i armatosur në lindje të Ukrainës nisi në vitin 2014 pas protestave masive për firmosjen e një partneriteti strategjik me Bashkimin Europian dhe rrëzimin e presidentit Viktor Janukovic. Separatistët pro rusë të republikave të Donets dhe Lugansk, duke kundërshtuar poltikat e Kievit, kërkuan autonominë nga autoritetet ukrainase. Kievi dhe perëndimi akuzuan Rusinë se po merrte pjesë në konflikt, por Moska i mohoi këto akuza.
  • Në 16 mars 2014 Rusia organizoi në Krime një referendum për statusin e gadishullit. 97 për qind e votuesve, sipas të dhënave zyrtare, votuan pro aneksimit nga ana e Federatës ruse. Ukraina dhe pjesa më e madhe e shteteve anëtare të OKB-së nuk e njohin si të vlefshëm referendumin dhe akuzojnë Rusinë për aneksim të paligjshëm.
  • Rusia nisi zyrtarisht operacionet ushtarake në Siri, në shtator të 2015-ës, duke u rreshtuar në krah të Damaskut. Ekspertët shprehen se ishte pikërisht falë Kremlinit që Bashar Al Assad arriti të mbante pushtetin dhe të dobësonte në mënyrë domethënëse opozitën e armatosur dhe grupet terroriste. Perëndimi akuzon regjimin e Asad se ka vrarë civilë gjatë bombardimeve.
  • Në 29 maj 2014, Rusia, Biellorusia dhe Kazakistani firmosën një marrëveshje për krijimin e bashkimit ekonomik euroaziatik. Shtetet ranë dakord që të garantojnë qarkullimin e lirë të prodhimeve, kapitaleve dhe fuqisë punëtore në kufijtë e tyre. Më pas pjesë e kësaj marrëveshjeje u bënë dhe Armenia e Kazakistani.
  • Lideri i opozitës Boris Nemtsov u vra pasi u qëllua pas shpine pranë sheshit të Kuq në Moskë në27 shkurt 2015. Autorët e vrasjes janë dënuar me shumë vite burg por personi që urdhëroi vrasjen nuk është gjetur asnjëherë.
  • Në viten 2018 kampionati botëor i futbollit u mbajt në Rusi. Ndeshjet u luajtën në 11 qytete ruse dhe kombëtarja e Rusisë arriti të ishte pjesë e cerekfinaleve. Kmapionati u fitua nga Franca e cila mundi Kroacinë në finale me rezultatin 4 me 0.
  • Në dhjetor 2019 Rusi përfundoi ndërtimin e një ure 19 kilometra të gjatë nëpërmjet ngushticës së Kerç, që lidh vendin me Krimenë duke anashkaluar Ukrainën. Kievi dhe vendet perëndimore dënuan ashpër ndërtimin e saj.
  • Në vitin 2015 Agjencia Botërore Antidoping, akuzoi atletët rusë për doping gjatë lojërave olimpike të Soçit. Si pasojë e gjithë federata ruse e atletikës u skualifikua. Në lojërat olimpike në Rio de Zhanero, përfaqësuesja ruse përbëhej nga pak atletë. Në lojërat olimpike dimërore të 2018-ës në Korenë e jugut, atletët rusë mbanin një flamur neutral.
  • Sinodi i patriarkarit egumenik të Kostandinopojës i dha kishës ortodokse ukrainase autoqefalinë në tetor të 2018-ës, duke e hequr nga kontrolli i Rusisë. Si kundërpërgjigje kisha ortodokse ruse deklaroi anullimin e marrëdhënieve duke e cilësuar vendimin e Kostandinopojës si të motivuar politikisht.
  • Në qershor 2018, qeveria ruse miratoi një projektligj për të rritur moshën e daljes në pension duke shkaktuar protesta massive në vend. Në 26 shtator parlamenti rus miratoi amendamentet presidenciale për reformën duke rritur moshën e daljes në pension për gratë deri në 60 vjeç dhe për burrat deri në 65.
  • Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë fund pjesëmarrjes në Traktatin për eliminimin e raketave me rreze të shkurtër, të firmosur nga Mikail Gorbacov dhe Ronald Regan në 8 dhjetor 1987. Pak para daljes nga traktati presidenti amerikan, Donald Tramp akuzoi Moskën se kishte shkelur marrëveshjen në fjalë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!