Vedat Muriqi ka shpërthyer dhe po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë. Pas një sezoni fantastik me Rizesspor, dardani nënshkroi me Fenerbahçe. Edhe te gjiganti turk, Muriqi ka bërë paraqitje të shkëlqyera, duke shënuar 3 gola në 5 takime.
Këto paraqitje të tij kanë tërhequr interes nga shumë ekipe. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Fenerbahçe, i cili tha se ka marrë një ofertë shumë të majme, prej 20 milionë eurosh.
“Kemi marrë një ofertë prej 20 milionë eurosh për Muriqin. Klubi në fjalë kërkon shërbimet e tij për në janar, por nuk mund të tregoj emrin e të interesuarve”, tha drejtori i Fenerbahçe, Damien Comolli. Flitet se Juventusi është skuadra e interesuar për Muriqin dhe në sfidën mes Fenerbahçe-Galatasaray, pritet të ketë dhe një skaut të bardhezinjve në stadium./abcnews.al