20 milion euro dhe dy lojtarë, gjendet formula për Kumbullën

schedule14:40 - 16 Korrik, 2020

schedule 14:40 - 16 Korrik, 2020

Marash Kumbulla po tentohet me ngulm nga Lazio dhe së fundmi ka pasur zhvillime. Hellas Verona kërkon 30 milion euro dhe klubi kryeqytetas nuk i ofron aq para “cash”. Corriere dello Sport raporton se për kartonin e qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare janë ofruar 20 milion euro.

Lazio kërkon të përfshijë në marrëveshje Andre Andrerson (mesfushori i huazuar te Salernitana, 20 vjeç), që e vlerësojnë me 10 milion euro. Kështu ata e konsiderojnë të plotësuar kërkesën e Hellas Verona, por nuk është kështu.

Klubi ku luan Kumbulla e vlerëson 4-5 milion euro braziliani dhe kërkon edhe një tjetër futbollist. Cristiano Lombardi është lojtari tjetër që Verona kërkon të përfshihet në marrëveshje. Bisedimet kanë qenë intensive këto ditë, ndërkohë që Interi dhe Juventusi gjithashtu e kanë një sy nga Kumbulla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!