Sonte në mbrëmje organizohet ceremonia e “Topit të Artë”. Përveç futbollistit më të mirë, do të zgjidhet edhe më e mira në futbollin e femrave. Në listën e kandidatëve është edhe një shqiptare.
Kosovare Asllani është në mesin e 20 lojtareve të nominuara për ta fituar “Topin e Artë” të këtij viti. 30-vjeçarja përfaqëson kombëtaren e femrave të Suedisë dhe është pjesë e CD Tacon, që prej vitit 2020 do të jetë ekipi i Real Madrid. Sulmuesja u kthye në përforcimin e parë të ekipit galaktik dhe sonte do të konkurrojë për fitimin e çmimit të madh. /abcnews.al