20 gra dhe fëmijë në Gjirokastër me urdhër mbrojtje në vitin 2021

schedule15:25 - 15 Shkurt, 2022

schedule 15:25 - 15 Shkurt, 2022

Dhuna ndaj fëmijëve evidentohet kryesisht në ato familje që prindërit vijnë nga një martesë e parë.  Në Gjirokastër gjatë vitit 2021 janë denoncuar në polici 37 raste dhunë ndaj të vegjëlve.

Albana Allushi drejtoreshe e shërbimit social thotë se ky fenomen ndodh shpesh te familjet me disa fëmijë.

“Janë referuar nga policia dhe me urdhër mbrojtjeje janë 20 persona në këto raste është evidentuar se përbërjet e këtyre familjeve kanë numër të lartë anëtarësh, 4-5 fëmijë. Niveli i prindërimit është shumë i ulët, s’arrijnë të menaxhojnë fëmijët.”

“Këta kanë qenë pre e dhunës së bashkëjetuesve ose bashkëshortëve të nënave të tyre.  Bashkëshortë e nënave që kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, që kanë ardhur nga një martesë e mëparshme.”

Në disa raste gjykata është detyruar të urdhërojë largimin e fëmijëve nga familja.

“Gjatë tre mujorit të fundit janë marrë masa mbrojtje në dy raste për tre fëmijë, një rast motër e vëlla dhe një tjetër një fëmijë.

“Nuk synojmë që fëmijët t’i heqim nga ambienti familjar por kur bëhet e pamundur i drejtohemi gjykatës për masën e mbrojtjes dhe të parët që shikohen janë rrethi familjar kur rezaurohen atëherë zgjidhja e fundit është vendosja e tyre në institucione.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!