20 ditë luftë në Sudan, shkelet sërish armëpushimi

schedule10:27 - 4 Maj, 2023

schedule 10:27 - 4 Maj, 2023

Shpërthime dhe të shtëna armësh janë dëgjuar sërish në Khartoum, gjatë ditës së njëzetë të luftimeve të ashpra midis forcave të armatosura dhe paramilitarëve, të cilët po luftojnë për pushtet në Sudan  dhe rrezikojnë të zhysin në krizë të gjithë rajonin.

Pavarësisht njoftimit të një “marrëveshjeje në parim” për të zgjatur deri më 11 maj një armëpushim që nuk u respektua kurrë, “përleshjet dhe shpërthimet” po tronditin periferitë veriore të Khartoum.

Pesë milionë banorët e kryeqytetit jetojnë tani me zhurmën  e bombardimeve, duke u përpjekur të shmangin plumbat të mbyllur brenda shtëpive pa ujë të pijshëm dhe pa energji elektrike, me gjithnjë e më pak para dhe ushqime dhe të gjitha këto në rritjen e temperaturave.

Bombardime të shumta janë dëgjuar edhe nga qytetet fqinje Omdurman dhe Bahri, raporton Reuters.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara të mërkurën u bënë presion fraksioneve ndërluftuese për të garantuar kalimin e sigurt të ndihmave humanitare pasi gjashtë kamionë u plaçkitën dhe sulmet ajrore në kryeqytet minuan një armëpushim të supozuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!