2 vrasëset talebane që joshnin dhe ekzekutonin spiunët në Kabul

schedule15:52 - 23 Nëntor, 2020

schedule 15:52 - 23 Nëntor, 2020

2 gra kanë joshur një agjent të inteligjencës afgane me premtimin se do të kryenin marrëdhënie seksuale me të dhe më pas e vranë. Ato janë midis pesë mijë të burgosurve të liruar nga qeveria Afgane pas marrëveshjeve të paqes.

Muzghan dhe tezja e tij Nasreen u arrestuan nën dyshimin e joshjes të një agjenti të inteligjencës. Ato  e qëlluan me armë dhe më pas e hodhën trupin e tij në varreza. Nasreen kishte përdorur vajzën si karrem, duke thënë se ishte e gatshme të prostituonte.

Të dy gratë u lanë të lira në shtator pasi pranuan se ishin pjesë e rrjetit Haqqani, një nga fraksionet më të përgjakshme të grupeve rebele.

Ata u arrestuan në vitin 2016 dhe u dënuan me vdekje për vrasjen e oficerit dhe dy të afërmve që punonin si policë. Midis ‘shfrytëzimeve’ të tyre, ato kishin kryer edhe një sulm me granata dhe mitraloza kundër një tempulli Sufi dhe kundër një stacioni policie.

Historia e tyre tregon se si Talibanët nuk hezitonin të përdornin gratë për misione ushtarake.

Muzghan dhe Nasreen në një video rrëfyen krimet e tyre dhe premtuan se nuk do të bashkoheshin më me rrjetin Haqqani.  Nga mijëra të burgosur talibanë, vetëm pesë prej tyre ishin gra./abcnews.al