Media greke presion Shqipërisë: Tirana “varrosi” Kacifasin

schedule15:55 - 28 Tetor, 2020

schedule 15:55 - 28 Tetor, 2020

Media greke “Prothothema” i ka kushtuar një artikull Kostandin Kacifas në 2-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Sot bëhen dy vite nga vrasja e Kostandin Kacifas dhe sipas medias greke sot skadon edhe afati 2-vjeçar i parashikuar nga ligji shqiptar për hetimin gjyqësor. Tani çështja rrezikon të përfundojë në dosjen e Prokurorisë. Media greke thotë se Tirana po luan jo vetëm me familjen e viktimës por edhe me Athinën e cila siç thuhet në artikull ka kërkuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e procesit.

Sipas informacioneve të “Prothothema” shtatorin e kaluar kryeministri grek i ka kërkuar homologut të tij shqiptar Edi Rama përfundimin e shpejtë të procedurave dhe lëshimin e një përfundimi mbi vrasjen e Kacifas. Por media greke shkon deri aty se thotë se Rama ka kërkuar dorëheqjen e prokurorëve që kishin në dorë çështjen për të çuar në pushimin e saj. “Në përpjekje për të justifikuar amullinë, Edi Rama kishte kërkuar dorëheqjet e vazhdueshme të Prokurorëve që kishin dosjen në duar”.

Avokati i familjes së Katsifas, Efthymios Navridis deklaron se nëse çështja përfundon në dosje atëherë do të ankohen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Prokuroria shqiptare ka shteruar gjithë kohën dhe tani mundësia e përfshirjes së çështjes në dosje është e dukshme. Lëvizja tjetër tashmë do të jetë ankesa e familjes në Gjykatë Europiane të të Drejtave të Njeriut duke kërkuar fajtorët e vrasjes së fëmijës së tyre”, shprehet avokati./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!