Emirjona Gjeta ka përlotur rrjetin me surprizën që i ka bërë motrës së saj, Violetës, në ditën e saj të fejesës. Ajo ka ardhur nga Anglia pas dy vitesh pa njoftuar askënd dhe i ka bërë të gjithë të qajnë, veçanërisht me të birin, me të cilin ka jetuar larg.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Emirjona ka ndarë me lot në sy emocionet e kësaj surprize.
“Takimi me djalin ka qenë i papërballueshëm se ka qenë hera e parë që ndahesha nga ai. Kisha dy vite që nuk e takoja, për shkak të pandemisë dhe arsye personale nuk vija dot. Në momentin e fundit e ndava që do vija.
Nuk e mendova dy herë në orën 11 të natës kam prerë biletën dhe kam marrë avionin dhe jam nisur. Në djeni ka qenë vetëm i fejuari i motrës dhe një shoqe që më priti në aeroport. Kisha 2 vite që nuk takohesha me motrën, mamin, babin, vëllain dhe djalin. Ndërsa me vëllain e vogël kisha katër vite që nuk takohesha se edhe ai ishte jashtë.
Motra e di që unë jam tip i surprizave dhe më tha që ti je motra ime e çmendur. Në fakt motra nuk e priste që unë do vija, si edhe familjarët e mi nuk e prisnin se unë kisha disa arsye të miat personale”, u shpreh ajo./abcnews.al