2 viktima dhe 2 të zhdukur në Burrel në 8 vite, i fundit u rrëmbye në gusht! Si nisi saga pas ekzekutimit në Londër në 2012

schedule21:33 - 15 Shtator, 2020

schedule 21:33 - 15 Shtator, 2020

Saga e rrëmbimeve dhe zhdukjeve pa lënë gjurmë në Vlorë duket se ia ka lënë radhën Burrelit. Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në Abc News hedh dritë mbi rrëmbimet pa gjurmë që po ndodhin në Burrel që rrjedhin nga një histori kriminale e nisur në Londër dhe që deri tani ka lënë 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur.

Në datë 5 gusht u zhduk Klevis Lleshi 21-vjeç. Ai sapo ka dalë nga shtëpia për kafe, e morën duke e rrëmbyer dhe u zhduk. Gazetari Artan Hoxha thotë se zanafilla nisi në vitin 2012, kur Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevisit ka vrarë në Londër Agim Hoxhën.

Arben Lleshi u arrestua në Angli, u dënua me burg për jetë dhe u ekstradua në Shqipëri ku po vuan dënimin. Ndërkohë që fatkeqësitë në familjen Lleshi vijojnë.

Në datë 30 tetor të 2013 u ekzekutua në një atentat Xhavit Lleshi, babai i Klevisit, që u rrëmbye në datë 5 gusht të këtij viti. Në 15 maj 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit.

Ndërkohë që në 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz, ku është parë për herë të fundit dhe u zhduk. Pra bilanci është 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Aktualisht në shtëpinë e Xhavit Lleshit është vetëm nëna e tij dhe tre motrat që janë martuar në Burrel./ db/Abcnews.al

Hajredin Lleshi

Klevis Lleshi

Xhavit Lleshi

Artan Lleshi