2 persona në Japoni humbën jetën pas vaksinimit me Moderna

schedule15:46 - 28 Gusht, 2021

schedule 15:46 - 28 Gusht, 2021

Dy persona kanë humbur jetën pas vaksinimit me Moderna në Japoni.  Viktimat janë 2 meshkuj në të 30-at, të cilët humbën jetën disa ditë pasi morën dozën e dytë të vaksinës Moderna, sipas një deklaratë të ministrisë.

Japonia ka pezulluar përdorimin e 1.63 milion dozave të vaksinës Moderna, pas disa raporteve nga kompania farmaceutike Takeda për disa ndotës në shishe. Qeveria dhe kompania  Moderna  tha se pezullimi ishte vetëm një masë paraprake.

Ndotësit besohet të jenë grimca metalike, raportoi NHK, duke cituar burimet e ministrisë së shëndetësisë. Qeveria dhe kompania Moderna po hetojnë shkakun që çoi në vdekjen e dy të rinjve.

Japonia ka regjistruar 1,411,443 raste dhe 15,851 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!