2 muaj përpara zgjedhjeve, PS propozon korrigjimin e Reformës në Drejtësi

schedule10:38 - 1 Mars, 2021

schedule 10:38 - 1 Mars, 2021

2 muaj përpara zgjedhjeve, Partia Socialiste propozon korrigjimin e reformës në drejtësi. Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC se në kuvend janë depozituar dhjetëra amendamente për ndryshimin e ligjeve kryesore të reformës. Pr.ligjet janë firmosur nga Ulsi Manja, Alket Hyseni, Adnor Shameti dhe Klotilda Ferhati

8 ligjet që pritet të ndryshohen janë disa çështje që nuk kanë funksionuar si duhet që nga viti 2016 kur u miratua Reforma në Drejtësi e deri tani. Ndryshimet janë teknike dhe synohet të finalizohen brenda këtij mandati qeverisës të Partisë Socialiste.

Mes çështjeve që preken nga këto ndryshime janë kufizimi i punës së SPAK për hetimin e ngjarjeve të vogla siç është përfshirja e një efektivi policie në korrupsion dhe fokusimin e këtij institucioni në hetimin e zyrtarëve të lartë. Gjithashtu pritet të ndryshohen edhe procedurat e dosjeve në Gjykatën e Lartë për të shmangur stokun. Këto ndryshime kërkojnë 84 vota për miratim.

Korrigjimet e para të ligjeve të reformës në drejtësi datojnë rreth dy vite më parë kur u rishikuan ligji për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe ai për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

Përmirësimi i reformës në drejtësi u nis bashkë me Partinë Demokratike, por largimi i opozitës nga Parlamenti i la rregullimet në dorë të mazhorancës. Veç ndryshimeve kushtetuese, Partia Demokratike ka votuar vetëm një ligj të reformës: atë për ngritjen e gjykatës speciale dhe SPAK për hetimin e zyrtarëve të lartë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!