2 muaj më parë iu vendos zemra e derrit, vdes pacienti 57 vjeçar

schedule16:39 - 9 Mars, 2022

schedule 16:39 - 9 Mars, 2022

Ka ndërruar jetë David Bennet, 57 vjeçari të cilit i ishte vendosur zemra e derrit në janar të këtij viti. Usatoday.com shkruan se ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar saktësisht vdekjet e Bennettit, megjithatë siç ka njoftuar Qendra Mjekësore e Maryland, ai ka qenë duke u rikuperuar pas operacionit të 7 janarit.

Gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej ditëve të fundit, derisa spitali ka njoftuar për vdekjen e tij sot.

Kjo ishte hera e parë që kirurgët amerikanë kanë transplantuar me sukses zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një njeriu. Operimi është kryer më 7 janar pasi 57 vjeçari nuk ka mundur të kryejë transplantim normal, dhe ka qenë në prag të vdekjes.

“Ose do të vdisja, ose do të bëja këtë transplantim. Dua të jetoj. E di që është kërkim në errësirë, mirëpo është mundësia ime e vetme”, ka thënë 57-vjeçari David Bennett, para operimit.

Zemra ka qenë e një derri, të cilit i janë ndryshuar gjenet për të eliminuar një gjen që prodhon një lloj sheqeri, i cili do të nxiste refuzim nga trupi i njeriut.

Aktualisht ka kërkesë të madhe për transplantim të organeve, mirëpo ka pak të tilla në dispozicion, andaj kjo gjë ka shtyrë shkencëtarët që të kërkojnë për mënyra alternative.

/abcnews.al