Disa marrëdhënie pothuajse nuk shkatërrohen kurrë. Horoskopi tregon shumë për jetën sentimentale, dhe madje disa shenja përshtaten më mirë vetëm me disa prej tyre. Këto janë dy çiftet e horoskopit që nuk mund të jetojnë dot pa njëra-tjetrën.
Luani dhe Peshorja
Luani është një “pushtues” tipik i mendjemadh, por në kombinim me Peshoren sillet dhe ndihet ndryshe. Peshorja ka përkrah një mik të vërtetë. Ky person egoist madje mund të harrojë nevojat e tij për të bërë të lumtur Peshoren simpatike.
E vetmja gjë që mund të ndërhyjë mes tyre është posesiviteti dhe mosbesimi i Peshores. Luani nuk do të ishte i tillë me shenja të tjera, por me Peshoren mund të ulet dhe në gjunjë e të kërkojë falje.
Virgjëresha dhe Ujori
Virgjëresha tregon anën e saj të dashur dhe e përpiktë, një shenjë e cila përpunon me kujdes çdo gjë që ka të bëjë me dashurinë. Ujori shquhet për shpirtin e tij.Ky është një kombinim i pazakontë, dhe për këtë arsye këto dy shenja kanë një marrëdhënie ideale.
Njerëzit e Ujorit janë ëndërrimtarë, ndërsa Virgjëreshat janë më praktike dhe kështu plotësojnë njëra-tjetrën. Por personat e shenjës së Virgjëreshës kanë tendencë të mbajnë leksione, diçka që Ujori e konsideron të mërzitshme, gjë që mund të çojë deri në ndarje. Sidoqoftë, edhe një pauzë prej disa javësh, madje edhe muajsh, nuk mund t’i ndalojë ata që të rindezin dashurinë e tyre! /abcnews.al