VIDEO/ Na ndëshkojnë polakët, harkimi në zonë kthehet në gol, tifozët “shpërthejnë” me shishe

schedule22:23 - 12 Tetor, 2021

schedule 22:23 - 12 Tetor, 2021

Polonia ka ndëshkuar Shqipërinë në minutën e 76’. Pas një harkimi nga krahu i djathtë, Sviderski godet me të djathtën dhe mposht Berishën duke e çuar rezultatin në 0-1 në favor të polakëve.

Kjo situatë ka ndezur tifozët kuqezinj të cilët nuk i kanë përmbajtur nervat dhe kanë qëlluar me shishe ndaj futbollistëve polakë.

I ashpër ka qenë edhe arbitri i ndeshjes, i cili pas këtij veprimi të tifozëve ka tërhequr lojtarët jashtë fushe.

Ende nuk dihet nëse ndeshja do të rinisi. /abcnews.al/